Nora H. Veliu
Avokate
Nora Huseinovic Veliu është avokate në firmën ligjore “Koci dhe Vokshi”. Znj. Huseinovic Veliu ka diplomuar në fakultetin juridik të universitetit IIUM në Malajzi. Para se t’i bashkohet firmës, ajo ka punuar në shoqërinë e avokatëve “Mah-Kamariyah and Philip Koh” në Kuala Lumpur dhe në Qendrën Evropiane për Çështje të Pakicave (ECMI Kosovo) në Prishtinë.
 Znj Huseinovic Veliu ka marrë pjesë në gara të ndryshme të shkathtësive juridike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Në vitin 2010 ajo fitoi çmimin e parë në garën “Lawasia International Moot Competition” të mbajtur në Kuala Lumpur, Malajzi. Në vitin 2011, ajo përfaqësoi Malajzinë në garën më prestigjioze të shkathtësive juridike në botë “Philip C. Jessup International Law Moot Court Competition” të mbajtur në Uashington D.C., SHBA.
Znj Huseinovic Veliu flet rrjedhshëm në gjuhët angleze, shqipe dhe serbe.