Arlind Fetahu
Asisten Ligjor
Arlind Fetahu, jurist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës, është pjesë e shoqërisë së avokatëve “Koci & Vokshi” prej muajit korrik 2018. Para se t’i bashkohej ekipit tonë, z. Fetahu ka punuar si asistent ligjor në një organ përmbarimor me seli në Prishtinë. Nën programin për studentë, me qëllim të shkëmbimit të kulturave dhe përvojave të ndryshme, z. Fetahu për tre vjet, ka kryer punë sezonale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, z. Fetahu ka marrë pjesë në kurse për lidershipin dhe inteligjencinë emocionale, të cilat organizohen nga shoqëria civile në bashkëpunim me Këndin Amerikan në Prishtinë, ku ka pasur rolin e udhëheqësit të disa grupeve studentësh.