Ahmet Kasumi
Avokat
Ahmet Kasumi është avokat nga Prishtina me përvojë të gjatë në fushën e sundimit të ligjit në përgjithësi dhe atë të sektorit të drejtësisë në veçanti. Para se të hapë Zyren e Avokatisë, z. Kasumi ka shërbyer si jurist në disa organizata publike dhe private. Z. Kasumi ka përvojë 10 vjeqare në çështjet tregtare dhe korporative. Për më tepër, z. Kasumi ka krijuar dhe udhëhequr për katër vite gjykatën e përhershme të arbitrazhit tregtar pranë Odës Ekonomike të Kosovës, si institucion i vetëm i themeluar me ligj për zgjidhjen e kontesteve në mënyrë alternative. Z. Kasumi mban titullin master nga e drejta Evropiane nga Universiteti i Leuvenit (Belgjikë), si dhe specializim nga e drejta ndërkombëtare publike nga Universiteti i Utrechtit (Holandë).