E Drejta Komerciale

Koci dhe Vokshi ka krijuar reputacion të mirë për trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me një larmi të madhe të shqetësimeve ligjore të korporatave.

Pavarësisht nga natyra dhe madhësia e biznesit tuaj, dhe fakti që ju mund të jeni Biznes Individual, ose Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar, Ortakëri, ne mund të ju këshillojmë mbi kompaninë dhe aspektet komerciale të krijimit dhe zhvillimit të biznesit tuaj. Ne zakonisht këshillojmë në çështjet gjenerale ligjore të kompanisë dhe çështjet ligjore të operimit të përditshëm në kompani. Ne ofrojmë mbështetje ekipeve ligjore të brendshme të klientëve tanë dhe jemi ekspertë në çështjet e qeverisjes.

Krijimi i një kompanie të re: Koci dhe Vokshi do të ju shoqërojnë në të gjitha fazat e krijimit të kompanisë suaj- në veçanti në zgjedhjen e formave juridike, shkrimin e kontratave si dhe të gjitha formaliteteve tjera. Format e ndryshme ligjore të ndërmarrjeve në Kosovë, kanë nevojë për këshilla ligjore kompetente që janë gjithmonë të nevojshme.

Kompanitë ekzistuese: Nëse ju veçse e keni krijuar një kompani, ne do ju shpjegojmë obligimet dhe nevojat e juaja ligjore. Ne mund të ju këshillojmë për përgjegjësinë e çështjeve si dhe mund të marrim pjesë në mbledhjet e Bordit të Drejtorëve apo të aksionarëve të kompanisë suaj. Atëherë kur është e nevojshme ristrukturimi i kompanisë, ju mund të mbështeteni në ekspertizën e avokatëve tanë në aspektin e ligjit të transformimit.

Qeverisja e korporatave

Qeverisja e korporatave kërkon jo vetëm njohuri të ligjit, por edhe një kuptim të objektivave të biznesit të kompanisë dhe interesave të aksionarëve, menaxherëve dhe të punësuarve.
Ne krenohemi me ekspertizën që kemi zhvilluar në këshillimin mbi çështjet për strukturat e brendshme të kompanisë, detyrat e korporatës, ndërlidhja dhe ndarja e përgjegjësive ndërmjet bordit, dhe draftimi i rregullave të procedurës.
Ne ndihmojmë klientët në procesin e adoptimit të statuteve, rregulloreve, pajtueshmërinë e auditimit, dhe reagimit në veprime civile, administrative ose penale.