Rreth Nesh

Mire se erdhet ne Koci & Vokshi

“Koci & Vokshi” është njëra ndër firmat kryesore dhe më të kërkuara që ofron shërbime juridike në Kosovë. “Koci & Vokshi” ofron një fushë të gjerë të shërbimeve juridike shumë klientëve vendorë dhe të huaj, ku dhe ka fituar reputacion të lakmueshëm në publikun e gjërë lidhur me ofrimin e shërbimeve juridike, veçanërisht në fushën tregtare, të drejtën e kompanive, fushën penale, atë tatimore, të drejtën bankare dhe të drejtën e punës. Firma është e njohur për shërbimet që u ofron kompanive lidere në Kosovë, kompanive lidere ndërkombëtare, kompanive tregtare, institucioneve të ndryshme financiare si dhe për përfaqësimin e rasteve të profilit të lartë.
Suksesi dhe reputacioni i firmës është i bazuar në kujdesin dhe përkushtimin që ne u ofrojmë klientëve duke ofruar këshillim dhe shërbim të pakrahasueshëm klientëve tonë. Duke u mbështetur në eksperiencën dhe ekspertizën profesionale që ofrojmë, ne jemi të gatshëm të i parashikojmë nevojat e klientëve tanë si dhe të ofrojmë mbështetje dhe shërbime në projektet e tyre më komplekse dhe sfiduese.

Firma ofron ekspertizë të thellë të shoqëruar me kuptim solid të praktikave lokale dhe zgjidhjeve ligjore që një klient ndërkombëtar kërkon nga një firmë avokatësh. Në çdo ndryshim të legjislacionit vendor, Koci dhe Vokshi ndihmojnë duke bashkëpunuar me ligjvënësit, institucionet si dhe grupet e interesit. Ndryshime këto që I përkasin zhvillimit të vazhdueshëm të legjislacionit që ndihmon në krijimin e një tregu të punës që funksionon për të gjithë. Koci dhe Vokshi vazhdimisht u ofrojnë klientëve këshillime dhe infromata në lidhje me ligjet vendore të ndryshuara dhe fokusohen në arritjen e një interpretimi praktik të ligjeve që është në përputhje me aquis communitare te BE-së, ku edhe janë të bazuara.
Ne mburremi me gadishmërinë që rregullisht tregojmë ndaj klientëve tanë duke u siguruar atyre informata në të përditshme lidhur me rastin e tyre. Nevojat dhe shqetësimet e klientëve tanë, janë prioriteti ynë. Krijimi i një bashkëpunimi afatgjatë me klientët, paraqet misionin në të cilin është krijuar dhe funksionon Koci dhe Vokshi dhe ne jemi krenarë që I rrijmë prapa këtij misioni cdo ditë.

Vlerat tona

Vlerat tona përcaktojnë mënyren se si ne punojmë me klientët tanë. Ato përshkruajnë mënyren se si firma jonë funksionon dhe se cka është e rëndësishme për ne. Ato gjithahstu përcaktojnë qasjen tonë ndaj biznesit dhe marrëdhëniet tona me klient. Ne mburremi me të qenit firmë që ofron shërbime në bazë të orientimit dhe kërkesave të klientëve. Mbrojtja e interesit të klientëve tanë përcakton cdo hap që ne bëjmë. Në bazë të përkushtimit tonë, këshillimit individual ne zhvillojmë zgjidhje ndërdisiplinore dhe gjithëpërfshirëse.

This firm is one of the examples of professional, caring and knowledgeable law firms. They listened, advocated and kept me informed throughout the proceedings of my case. I am very pleased with the quality, responsiveness and extensive legal expertise of this firm.
Ibrahim Aksoy
The relationship between Koci &Vokshi Law Firm and my firm has been very rewarding. Our company continues to trust Koci & Vokshi extensive legal experience. The communication is one of the factors that impressed me the most. Through honest and direct communication the attorneys are very thorough; we have an understanding and comfort that all matters are handled effectively and efficiently. Quick response is what we expect from legal counsel and that is exactly what this firm delivers.
Ibrahim Bucaliu